Një 46 vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Itali në ditën e lindjes.

Viktima është Sokol Keci, shtetas italian por me origjinë shqiptare i cili banonte në Rosolina.

Aksidenti tragjik mësohet se ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit në kilometrin 49 + 500 të autostradës A13 në korsinë e jugut në komunën Occhiobello.

Ai do të ishte mbushur sot 46 vjeç. Nga të dhënat e grumbulluara nga vendngjarja mësohet se furgoni i mallrave të cilin drejtonte shqiptare u përplas fillimisht me një “Fiat” 500 dhe më pas një kamion.

Përkundër mbërritjes në kohë të helikopterit të shpëtimit, ishte e pamundur për të shpëtuar 46 vjeçarin shqiptar.

Nga aksidenti mësohet se mbeti i plagosur dhe drejtuesi i mjetit “Fiat”, gjithashtu 46-vjeç, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

LEAVE A REPLY