Me anë të një postimi në Facebook, Edi Rama ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive.

‘Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″.

Po ashtu, Rama njofton se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.

Postimi i Edi Ramës

Lajm i mirë

Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020

Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.

LEAVE A REPLY