Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Këshilli Politik mblidhet sërish sot për reformën zgjedhore

Këshilli Politik mblidhet sërish sot për reformën zgjedhore

0
643

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 11:00. Në diskutimet 4 orëshe  të mbrëmjes së djeshme u bënë disa hapa të vegjël por palët mbeten të ndarë në përdorimin e teknologjisë në procesin e votimit. Po kështu mazhoranca nuk pranon kërkesën e opozitës për qeveri kujdestare në lidhje me zgjedhjet.

Nuk ka dakortësi për Drejtorin e Policisë dhe teknologjinë

Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka qenë propozimi i PD që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.

Sa i takon Kolegjit Zgjedhor dhe administratës zgjedhore, dy pikat e nxehta në diskutimin mes palëve, pritet të vihen pikat mbi ‘i’ në ditët në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here