Një shtetas i huaj është mbytur pak minuta më parë në lumin Buna në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Darragjat në njësinë administrative Dajç.
Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë policia eshte nisur per ne vendngjarje ku do te bej nxjerrjen e trupin.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.