Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë shtypi për gazetarët në orën 13:15.
Zyra e shtypit e presidences konfirmoi daljen per median.
Në mes të akuzave për dështimin e reformës në drejtësi, Presidenti Ilir Meta theksoi dy dite me pare edhe një herë se është i vetmi aktor i përgjegjshëm dhe me integritet në këtë çështje. Kreu i shtetit paralajmëroi se nga ana e tij nuk do të ketë më përpjekje për bashkim të palëve politike, pasi ato u shuan me shembjen e teatrit kombëtar.