Friday, September 18, 2020

Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset 27-vjeçari

272
0

Drejtuesi i një mjeti mbeti i plagosur në një aksident rrugor ndërsa u përplas me një makinë tjetër.

Aksidenti u regjistruarreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, ku mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY