Saturday, February 15, 2025
Home Aktualitet Ndahet nga jeta rapsodi Qerim Sula, Meta: Veprat e tij do qëndrojnë...

Ndahet nga jeta rapsodi Qerim Sula, Meta: Veprat e tij do qëndrojnë në zemrat tona

0
1047

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes së Qerim Sulës për ndarjen nga jeta të rapsodit dibran.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se të gjitha këngët për trimërinë e dibranëve të interpretuara prej rapsodit do të jetojnë përgjithmonë.

”Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.
Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran!
Lamtumirë Mjeshtër!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here