Sunday, February 16, 2025
Home Aktualitet Sot afati i fundit për reformën zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet në orën...

Sot afati i fundit për reformën zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet në orën 17:00

0
992

Për reformën zgjedhore në Shqipëri ka nisur numërimi mbrapsht. Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Mbledha e rradhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here