Burg për të dyshuarin si autor i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, masa e sigurisë ju komunikua në spital

0
1105

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e  sigurisë “arrest me burg”për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Masa e sigurisë, Tushës i është komunikuar mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiraneë ku po merr mjekim, pasi është i plagosur në këmbë.

I riu ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen, por pritet përgjigjia e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim.

Persona të veshur si policë dyshohen si autorët e ekzekutimit

Ngjarja ndodhi në orën 22:17 minuta të 30 majit 2020 në ambjentet e jashtme të një hoteli në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Një person i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar Hasanit dhe Paulin Gjergjit dy ditë më parë në Gjorm të Kurbinit, ndërsa si bashkëpunëtor në këtë atentat kanë qenë të paktën dhe dy persona te tjerë.

Skema e Krimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë e hotelit ku ndodhi ngjarja, teksa në pamjet duket një automjet tip “Golf 5” nga i cili del një person i armatosur dhe qëllon me breshëri automatiku në drejtim të Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit të cilët ishin në ambjentet e jashte të hotelit.

Në ato momente 37-vjeçari Hasani ka hapur zjarr ndaj atentatorit, duke qëlluar me pistolete në drejtim të tij.

Dy nga plumbat e kanë kapur në këmbën e djathtë atentorin i cili mbeti i plagosur dhe në ato momente kanë dalë dy persona të tjerë nga automjeti dhe e kanë marrë dhe vënë në makinë atentatorin dhe më pas janë larguar me shpejtësi përgjatë autostradës në drejtim të Milotit.

Pak minuta pas ngjarjes në urgjencën e spitalit të Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ai është dërguar në spital nga familjaret të cilët ju kanë pohuar bluzave të bardha se djali i tyre ishte vetëplagosur me armë zjarri.

Por pavarësisht deklaratave të familjareve dhe 21-vjeçarit, policia ka dyshime të forta se pikërisht i riu është personi që ka qëlluar në drejtim dy biznesmenët.

Për të faktuar këtë janë administruar dhe sekuestruar të gjitha provat në vendin e ngjarjes si dhe po analizohen njollat e gjakut.

Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin.

Ata kanë qenë në vëzhgim nga atentatorët të cilët kanë pikasur vendin dhe kohen më të përshtatshme për të qëlluar ndaj tyre. Mbetet ende e paqartë se cili mund të ketë qenë objektivi i atentatit, por hetimet janë përqendruar tek e shkuara e dy biznesmeve dhe konfliktet që ato mund të kenë patur.

Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan mbrëmjen e së dielës pranë një hoteli në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

37-vjeçari Bujar Hasani humbi menjëherë jetën, ndërsa 53-vjeçari Gjergji gjeti vdekjen pak orë pas ngjarjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

/Ora News.tv/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here