Një djalë 24-vjeçar shqiptar u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në Bresso të Milanos. 24-vjeçari i njohur nga policia si një person problematik, ka qenë në gjendje të dehur, kur është qëlluar me thikë në kraharor nga disa persona ende të paidentifikuar.
I riu u dërgua menjëherë në spitalin Niguarda, i cili është në gjendje të rëndë për shëndetin.
Arsyet e mosmarrëveshjes nuk janë ende të qarta dhe poicia po vazhdon hetimet.