Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në RTSH, nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho është shprehur se, përçarja e Opozitës është shpresa e fundit që i ka mbetur kryeministrit Edi Rama.

Sipas ish-deputetes, një gjë e tillë nuk do të mund të realizohet pas opozita është më e bashkuar se kurrë.

Pak ditë më përpara duket se Rama në mënyrën e tij të zakonshme si një xhongler që heq kapelën dhe heq kapelën nxori një propozim tjetër dhe tha që unë nuk e shikoj si të çuditshëm një bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, ju tremb ju një konfigurim i ndryshëm i politikës shqiptare, pra 2 armiqtë e mëdhenj në një moment të caktuar bëhen bashkë dhe lënë një parti si tuajën në opozitë?

Këto janë vetëm shpresat e fundit të Edi Ramës për të përçarë opozitën që nuk ja ka arritur në gjithë këto vite. Opozita është e bashkuar, ka nënshkruar në marrëveshje me 20 prill 2019. Opozita është më e bashkuar se kurrë dhe besoj se koalicioni opozitar është i pa kthyeshëm tashmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është frika më e madhe e z. Rama. Nje opozitë e bashkuar e cila do të zgjerojë koalicionin edhe me individ të tjerë edhe me forca të tjera politike të majta garanton fitore te padiskutueshme ne zgjedhje dhe z. Rama kete e di shume mire, ndaj dhe shpreh aludime te tilla.

Padyshim opozita do duhet te perzgjedhi kandidate me integritet me vlera intelektuale e njerezore per t’i rikthyer Parlamentit si institucioni me i rendesishem perfaqesues i qytetareve dinjitetin qe meriton. Nga ana tjeter programi ekonomik i fokusuar ne çlirimin e ekonomise nga oligarket, nxitjes së ekonomise duke ulur taksat e duke respektuar parimet e ekonomise se tregut do jene armet kryesore qe do te rikthejne shpresen e besimin qe nepermjet fuqise se votes se qytetareve e jo bandave dhe krimit te organizuar te lidhur me politiken mund te vi ndryshimi i vertete per vendin. 

Ka ardhur koha qe te shkepuetemi nga tranzicioni 30 vjecar i problematikave ne proceset zgjedhore ndaj dhe garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme sic ndodh ne cdo vend europian eshte nje detyrim qe ja kemi qytetareve dhe nje kusht per te avancuar ne procesin e integrimit europian te vendit“, është shprehur Xhixho.

LEAVE A REPLY