Kupat e Europes “bingo” per Vllaznine/ Ja sa mund te fitojne kuqeblute …

0
1007

Nisur nga shumat e caktuara nga UEFA si shpërblime për pjesëmarrjen në çdo tur, i bie që  klubet shqiptare minimumi duhet të synojnë kalimin në turin e dytë, në mënyrë që të bëjnë “bingo”, pasi nëse mjaftohen vetëm me pjesëmarrjen do të dalin me 250 mijë euro. UEFA ka caktuar që të gjitha klubet pjesëmarrëse në tri raundet kualifikuese do të marrin për çdo raund nga 100 mijë euro plus shpërblimit të caktuar sipas tureve. Kjo shumë solidariteti vlen vetëm për klubet që nuk shkojnë në grupe, pasi ata që arrijnë nuk e përfitojnë.

Shpërblimi për turin e parë në Konferencë Ligën është 250 mijë euro (100 mijë shumë solidariteti + 150 mijë tarifë shpërblimi). Shpërblimi në turin e dytë është 450 mijë euro (100+350); shpërblimi për turin e tretë kualifikues është 650 mijë euro (100+550); shpërblimi për fazën “play off” është 850 mijë euro (100+750).

Kur klubet kapin fazën e grupeve në Konferencë Ligë, i bie që të përfitojnë edhe rreth 2.9 milionë euro, që shoqërohet pastaj me bonuset që kanë të bëjnë me 500 mijë euro për çdo fitore në grup apo 166 mijë euro për çdo barazim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here