Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kenë vëmendjen tek zgjedhjet e 25 prillit dhe hetimet e krimeve zgjedhore.
Në një prononcim për median, Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se pjesë e bisedës me kryeprokurorin Olsian Çela ka qenë pikërisht vijimi i ndjekjeve të krimeve zgjedhore dhe jo vetëm.
“Do të doja të thoja që folëm për vazhdimësinë për të vazhduar me ndjekjet e krimeve zgjedhore dhe në të gjitha rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen” u shpreh Yuri Kim në një prononcim për medien krah kryeprokurorit Olsian Çela sot paradite në qytetin e Pogradecit.