Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë, nga të cilët rreth 11 mijë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.
Në Arenën Kombëtare po zhvillohet procesi i vaksinimit të mësuesve, ndërkohë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe në pikat tjera vijon vaksinimi sipas grupmoshave, si dhe qytetarët mbi 60 vjeç, që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Manastirliu thekson rëndësinë e dozës së dytë të vaksinës:
“Është shumë e rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë, për të gjitha grupmoshat edhe për të gjitha llojet e vaksinave”, thotë ministrja.
Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë mbi 816 mijë qytetarë të vaksinuar, nga të cilët, 320 mijë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.