Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

0
882

Ashtu si pritej Lulzim Basha është shpallur sërish kryetar i PD. Komisioni i zgjedhjeve në PD ka publikuar rreth orës 14:30 rezultat zyrtare, ku Basha renditet i pari, pas tij vjen Agron Shehaj, Edi Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Jemin Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim”, deklaroi Jemin Gjana.

Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë.
Për zotin Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë
Për zonjën Edit Harxhi kanë votuar 983 anëtarë .

Për zotin Agron Shehaj 6038 anëtarë
Për zotin Lulzim Basha kanë votuar 32882 anëtarë

 

 

“Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha”, deklaroi më tej Gjana.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here