I iku policisë me 14.5 kg heroinë në makinë, arrestohet 26-vjeçarja në Greqi

0
732

 

Pas një përndjekjeje policore në Selanik, një vajzë 26-vjeçare, u arrestua pasi u kap me 14.5 kg heroinë në makinë.

Mësohet se 26 vjeçarja, nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar automjetin, duke u përpjekur të shpëtojë nga arrestimi.

Gjatë ndjekjes, 26-vjeçarja hodhi nga dritarja e mjetit një qese, që kishte brenda 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.

Dyshohet se substanca narkotike është marrë nga një kompani transportesh, në një fshat të Selanikut, Kalochwri, raporton CNN Greece.

Përfundimisht, e reja u arrestua në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, në momentin që zbriti nga automjeti, duke tentuar të shpëtojë nga policia në këmbë.

Sipas EL.AS (policia greke), vlera e sasisë së konfiskuar e heroinës vlerësohet në 200,000 euro dhe mendohej të trafikohej në Selanik dhe Athinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here