Friday, June 14, 2024
Home Kronika Sekuestrohen 300 kg kokainë në kamion në Portin e Durrësit, në pranga...

Sekuestrohen 300 kg kokainë në kamion në Portin e Durrësit, në pranga drejtuesi i mjetit

0
660

 

Një sasi e madhe kokaine është zbuluar sot në portin e Durrësit. Mësohet se Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, kanë sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga shtetasi shtetasi Nafiz. A, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj.

Gazetarja Dorjana Bezat konfirmon për ‘BalkanWeb’ se kamioni ishte tranzit nga Maqedonia e Veriut për në Itali. Po ashtu Bezat raporton se kamioni transportonte hekur.

NJOFTIMI I POLICISE

 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here