Shpërthim me eksploziv në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot, policia jep detajet

0
494

Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhui mbrëmë rreth orës 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në mobilerinë në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here