Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka thirrje për aplikim: Jep kontributin tënd në realizimin ëndrrës historike

0
610

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka një thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e ekipit të ekspertëve shqiptarë që do të përfaqësojnë vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Ministrja Xhaçka bën me dije se për shkak të numrit të madh të kërkesave, afati i ri i aplikimit për t’u bërë pjesë e këtij ekipi është 30 qershori 2021.

Në një dalje publike para mediat, ministrja ka dhënë specifika të mëtejshme për fushat nga të cilat kërkohen ekspertët, duke ritheksuar se kjo është një mundësi historike për Shqipërinë.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë më së miri këtë mundësi të artë, për të konsoliduar imazhin e Shqipërisë si një aktor serioz, si një vend i vogël por me ide e vizion, me njerëz të aftë e të talentuar që kanë çfarë të kontribuojnë në adresimin e sfidave e problemeve e të cilat përballet bota. Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë. Shpresa jonë, është që do të na bashkoheni, për të bërë që ashtu siç keni ditur të shkëlqeni ju në punën tuaj, të shkëlqejë edhe Shqipëria gjatë kësaj mundësi historike që i është dhënë”, -u shpreh ministrja Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here