Drejtori i OSHEE Shkoder Armand Zhuka ka reaguar menjehere pas pretendimeve te drejtorit te ujesjellesit te Shkodres se ne stacionin e pompave ne Dobrac ka pesuar difekt ne panelet e komandimit nga luhatja e tensionit. Zhuka shprehet se Fideri 20 kv te N/St ka linje te paster dhe nuk ka pasur asnje stakim
Ja fjala e plote
Ne lidhje me pretendimin e Drejtorit te Ujesjellesit te Shkodres se ne stacionin e pompave ne Dobrac ,rreth ores 03:00 duke gdhire dita e sotme e marte data 22.06.2021 ka pesuar nje difekt ne panelet e komandimit sipas tij nga luhatja e tensionit ju sqaroj se :
Menjeher u verifikua rasti dhe ne Dispecerine Rajonale nuk kemi asnje stakim te asnje Fideri 20 kv te N/ St Shkodra 1 nga ku furnizoher Fideri 18 ( fider i paster kabllor i dedikuar Ujsjellesit ) por nuk kemi asnje stakim as nga Fiderat 20 kv te N/ St Sh 2.
Nga komunikimi me specialistat e TL as ne N/ st nuk ka asnje problem te shenuar per kete problem.
Theksoj se deri tani nuk kemi asnje ankese as ne zyrat e KNK nga abonente te tjere .