Shqiptari i dehur rreh me shpulla banakierin kinez dhe kthen “përmbys” lokalin

0
561

Një 54-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një sherri në një lokal në Padova të Italisë të premten.

Siç raportojnë mediat italiane, në gjendje të dehur shqiptari ka dhunuar një banakier me origjinë kineze, duke e goditur atë me shpulla.

Policia ka bërë arrestimin e 54-vjeçarit i identifikuar si Shpëtim Bogdani.

54-vjeçari ishte në lokal, kur papritur ka filluar godasë banakierin me origjinë kineze.

Klientët që ishin të pranishëm në lokal njoftuan menjëherë policinë. Në tentativë për tu larguar, shqiptari hodhi disa vazo në tokë, theu gota e shishe dhe më pas u largua.

Policia u vu në ndjekje të tij  duke bërë dhe arrestimin e 54-vjeçarit, ndërsa banakieri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore pasi kishte fraktura në bërryl dhe parakrah. #oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here