Kim: Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, SHBA është me ju

0
478

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim për raportin e Komitetit shqiptar të Helsinkit për institucionet e drejtësisë u shpreh se Reforma në  Drejtësi nuk ka për të qenë e shpejtë dhe e përkryer, megjithatë janë bërë hapa përpara.

Kim: “Reforma në  Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë dhe nuk ka për të qenë e përkryer. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe do të vazhdojmë të ecim. Reforma në Drejtësi nuk është një përpjekje që duhet të ceket vetëm prej jush. Shoqëria Civile ka një rol në forcimin e drejtësisë dhe në ecjen përpara.

Në muajt e kaluar Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar performancën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ambasada amerikane është e lumtur që e mbështet këtë iniciativë. SHBA është e angazhuar që të punojë me ju në mënyrë që reforma në drejtësi të ece përpara.

Ne duhet të kuptojmë se sa shumë rrugë kemi bërë, ku qëndrojmë sot dhe duhet të gjejmë rrugën se si të ecim përpara.

Puna juaj nuk është e kollajtë, por është vërtet e rëndësishme, mbetet ende punë për tu bërë.

Së pari Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK efikas.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurorisë kanë shumë punë përpara, pro ju nuk jeni vetëm . ky është momenti. Ju keni një rol tepër kritik për të luajtur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here