Soreca takon kreun e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

0
394

Ambasadori i BE në Shqipëri është takuar me kreun e KLGJ Naureda Llagami.

Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.

Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. BE do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan ai në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here