Shirokë/ Shpëtojnë ”mrekullisht” nga mbytja dy të rinjë

0
945

 

Dy persona kanë shpetuar pasditen e sotme ”mrekullisht” pa u mbytur në Shirokë. Ata kishin hyrë në thellësi duke notuar, por janë vënë në vështitësi në kthim.Në këto kushte ka nderhyrë me një lunder një i ri nga Zogaj që u ka dhënë ndihmen e parë.

Më pas kanë qene forcat e kontrollit mjedisor qe kane shkuar  me mjete lundruese, të cilet  kanë marrë dy të rinjtë dhe i kanë nxjerrë në breg.

Për këte ngjarje janë njoftuar edhe forcat e policisë, të cilat akoma nuk kanë arritur të bëjnë identifikimin e dy të rinjve që kanë rrezikuar mbytjen.

Nisur nga ky rast, Bashkia dhe Prefektura Shkoder duhet të përcaktojnë se kush e ka detyre të kujdeset në ujrat e Liqenit të Shkodres kur qytetarët kërkojnë ndihmë. Gjatë veres në brigjet e këtij liqeni Shiroke – Zogaj ço ditë pushojnë mesatarisht 1000 qytetarë, ndersa në fundjavë ky numer eshtë disa herë më i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here