Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë/ Viktimat, çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeçe. Nga Greqia me pushime në Shqipëri

0
834

Katër viktima, prej të cilëve dy të rritur dhe dy fëmijë. Është ky bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Të vdekur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, dhe 2 gocat e mitura Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe të cilat kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Burimet e policisë Vlorë raportojnë se viktimat janë me origjinë nga fshati Dukas, Patos.

Familja prej vitesh ishin emigrantë në Greqi dhe mësohet se kishin ardhur me pushime për të vizituar familjen e tyre.

3 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin tip “Audi” janë plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Vlorës.

Të plagosur kanë mbetur Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Mësohet se shoferi ndodhet në gjende më të rëndë, dhe do transportohet drejt Tiranës, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti tip “Audi”,  i cili goditi nga pas mjetin tip “Toyota” me targa greke ku udhëtonte familja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here