Ngjarja e Velipojës, Basha dënon postimin e Ramës: Shtetii gjunjezuar perpara krimit

0
761

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Velipojë ku u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, teksa i referohet postimit të kryeministrit Edi Rama që përshëndeti mëngjesin e sotëm me një foto nga bregdeti i Velipojës, pa përmendur ngjarjen dhe më pas e fshiu.

Basha dënon postimin e Ramës, të cilin e quan cinik, teksa shkruan se shteti është gjunjëzuar përpara krimit. Kreu i PD bën përgjegjës për situatën kryeministrin Rama.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkruan Basha në “Twitter”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here