“Do kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit”, ministri i Brendshëm: Ndryshime në strukturim dhe emra në Policinë e Shtetit

0
688

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se do të ketë ndryshime në strukturë dhe në emra në Policinë e Shtetit. Në një konferencë për mediat për situatën në vend, ai deklaroi se do të kalohet në një nivel tjetër në administrimin e territorit.

“Në lidhje me vazhdimin e përmirësimit të punës së policisë, sigurisht që ne jemi në prag të fillimit të një mandati të tretë qeverisës, pa diskutim që edhe në funksion të zbatimit të gjithë programit qeverisës për 4 vitet e ardhshëm është e nevojshme të bëhen ndryshime për t’iu përshtatur dhe vizionit për Shqipërinë 2030 dhe kjo lidhet me ristrukturim dhe me emra konkretë. Do kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit. Do jemi në nivelin më të lartë për nga cilësia e teknologjisë për kontrollin e territorit. Edhe emrat dhe ristrukturimi shkojnë bashkë”, theksoi ministri Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here