Strasburg: Shqiptari vritet me plumb në kokë, autorët me maska, gjendet makina e djegur

0
904

Dy persona me maskë dyshohet se janë autorët e ekzekutimit me plumb në kokë të 60 vjeçarit me origjinë shqiptare dje në Strasburg.

Burri u vra me 2 plumba një në kokë dhe një në gjoks rreth orës 09:30 minuta të 30 qershorit në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers.

Ai jetonte në një  fjetore në  Schiltigheim. Dëshmitari ka thënë se pas vrasjes autorët hipën në një makinë të parkuar dhe larguan drejt rrugëës Livio. Më pas makinë  është gjetur e djegur disa metra larg vendit të krimit, shkruajnë mediat lokale mes tyre website dna.fr.  ,.

Ende nuk janë të qarta motivet e këtij krimi të rëndë. Policia federale ka thënë se kanë nisur kërkimet edhe në pikat kufitare.

Dyshimet e para janë se krimi mund të ketë lidhje me larje hesapesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here