Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masen e sugurimit “Arrest në burg”, për 5 përsonat e vënë nën akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës, rast i cili u zbulua në muajin maj të këtij viti.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj, kishin kërkuar në apel ndryshimin e mases së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Lezhës me datë 20 maj, por pas shqyrtimit të dosjes hetimore trupa gjykuese e refuzoj diçka të tillë.
Sipas burimeve prokuroria është në pritje të përgjigjes së ekspertizes mjekësore, e cila do të vërtetojë nëse 5 përsonat kanë abuzuar apo jo seksualisht me të mituren, ndërsa të arrestuarit e kanë mohuar diçka të tillë.Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Tarazhit e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhuar me dhunë nga 5 përsonat.
Referuar dëshmisë së vajzes rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të mituren është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me 15-vjeçaren dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të.
Kaçorri kishte arritur që të mashtronte të mituren e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat janë shpërndare dhe tek 4 përsonat e tjere të aferm me njëri tjetrin.Përmes video dhe fotove 5 përsonat kanë arritur ta shantazhojnë të mituren dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzes kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.
Si prove ajo ka paraqitur telofonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 përsonat, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ku aktivist dhe qytetar kërkonin parandalimin e ngjarjeve të tilla si dhe ndëshkimin e autoreve.