Situata shëndetësore e katër anëtarëve të familjes Gjoka që mbetën të plagosur në hotelin e tyre në Velipojë nga shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e sotëm paraqitet e rëndë.
Sipas mjekëve të spitalit të djegie plastikës, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.
Tre fëmijët, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç dhe Enriko 12 vjeç kanë djegie në në masën 80-90 % të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40 vjeçe, ka djegie në shkallën 60%.
“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë parqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç . Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor” thuhet në njoftimin për media të spitalit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër.