Shpërthen bombula në një hotel në Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familje në gjëndje të rëndë

0
1290

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në një hotel.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 𝗔. 𝗚𝗷. 𝟰𝟬 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗲, 𝗗. 𝗚𝗷. 𝟭𝟵 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗲, 𝗞. 𝗚𝗷. 𝟭𝟱 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗲, 𝗱𝗵𝗲 𝗘. 𝗚𝗷. 𝟭𝟮 𝘃𝗷𝗲𝗰̧, pronarë të hotelit.

Bombolat kanë qenë në  një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, të cilat kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.

Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here