Kryeministri Rama e ka nisur javë me një video në Facebook duke shpërndarë një informacion të rëndësishëm për fermerët.
“Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, fondi në dispozicion 10 mln dollarë,” thuhet në videon e shpërndarë nga kryeministri.
Rama shkruan se në video janë dhënë me detaje përfitimet që kanë marrë fermerët falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.
“MIRËMËNGJES
dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.