Greqia shtyn datën, ja kur lejon hyrjen e shqiptarëve nga porti i Korfuzit

0
593

 

Pas datës 10 korrik do të lejohet hyrja e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Kalimi do të lejohet nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve, dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë.

Pala greke njoftoi se do të lejonte sot hyrjen e pasagjerëve nga Korfuzi në Shqipëri, por kjo masë ndryshoi. Në linjën Sarandë-Korfuz funksionon vetëm një traget që transporton pasagjerë drejt Greqisë një herë në ditë.

Shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here