Temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

0
576

Sipas MeteoAlb  ditën e sotme vendi do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët gjatë gjithë ditës me vlerën maksimale të temperaturave 39 gradë.

Zona bregdetare dhe e ulët do te paraqiten kryesisht në mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Ndërsa përgjatë shtrirjes Lindore dhe në zonat Veriore do te ketë herë pas here kalime vranësirash të lehta të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Përsa i përket motit në rajon dhe Evropë Jugu dhe Lindja e kontinentit mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellet, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Pellgun e Mesdheut.

Ndërsa Evropa Qendrore dhe Veriore paraqiten me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ku herë pas here do të jenë të shoqëruara me mini stuhi ere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here