Greqia i dhuron Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

0
360

Greqia i ka dhuruar  Shqipërisë 100 mijë doza vaksinash Astra-Zeneca. Sasia e vaksinave ka mbërritur paraditen e sotme, 8 korrik në Institutin e Shëndetit Publik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në Facebook.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë,” shkruan Manastirliu.

Manastirliu bën me dije se deri tani në  vendin tonë kanë mbërritur 1,220,070 vaksina anticovid

“1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve,” thuhet në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here