Nisin nesër fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, ulet avioni nga Zvicra

0
864

 

Pas inagurimit dhe fluturimit nga Tirana në Kukës, nesër, më 9 korrik në orën 15:45 do të ulet për herë të parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Zayed- flatrat e Veriut, avioni i parë me pasagjerë. Fluturimi do të bëhet nga Zvicra.

Do të jetë një kompani ajërore zviceriane që do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ), duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.

Edhe fluturimi i kthimit do të kryhet po nesër, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Aeroporti i Kukësit është një aeroport lowcost ndaj edhe linjat që do të operojnë do të jenë të tilla. Terminali ka një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët. Sikurse ka deklaraur edhe kryeministri Edi Rama, Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here