Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës së policëve me qytetarët

0
416

Kryeministri Rama në një takim me përfaqësuesit e policisë së shtetit e ka cilësuar të pajustifikueshme mungesën e etikës së efektivëve të policisë në komunikimin me qytetarët.

Rama: Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët që është a dhe zh e jetës së përditshëm. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave Shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme që shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.

Rritja e rasteve mungesës së etikës me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here