Vazhdon moti i nxehtë, temperaturat deri në 40 garë, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

0
402

Vendi ynë vazhdon të karakterizohet nga temperatura të larta. Temperatura maksimale për ditën e sotme do të jetë 40 gradë në qytetin e Beratit, ndërsa minimalja 31 gradë në Pukë dhe Ersekë

Sipas MeteoAlb paraditja do te jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave konvektive të cilat do të gjenerojnë në zonat malore reshje të përkohshme, pasi mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do të fryje me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe qendra e kontinentit paraqiten me reshje shiu. Po-ashtu Ishujt Britanik dhe Europa Veriore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian  do te jetë me mot të qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here