SPAK aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle policore në banesa dhe zyra

0
599

 

SPAK ka urdhëruar kryerjen e kontrolleve në banesat e 9 ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të ministrisë së Brendshme të dyshuar për abuzime me tenderin e uniformave të policisë.

Ora News mëson se kontrollet janë kryer gjatë  mbrëmjes së djeshme në qytetin e Tiranës. sipas hetimeve dyshohet se zyrtarët dhe ish-zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit dëm ekonomik dhe kanë kryer shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.

Proceduara është kryer në vitin 2020, ndërkohë që personat nën hetim janë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe zyrtarë të tjerë që kanë marrë vendime për këtë çështje. Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga PD në vitin 2020.

Operacioni i SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 1 të ndaluar. Të arrestuar janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Arrestimet janë kryer  me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar për operacionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here