“Doja të ndihmoja familjen në Shqipëri”, arrestohet në shtëpinë e barit 19-vjeçari shqiptar në Angli

0
1510

Drilon.Z, 19-vjeç, shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi u kap në një “shtëpi bari”, duke u kujdesur për 213 bimë narkotike. Mediat britanike, bëjnë me dije se droga ishte e mbjellë në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate, në Bradford.

Mësohet se policia e kishte monitoruar për disa muaj të riun, e më pas shkuan dhe trokitën në derën e godinës ku ndodhej i riu për të kryer kontrollet.

Fillimisht ai nuk ua hapi derën policëve, por ata u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës, ku dhe bënë arrestimin e tij.

Para gjykatës ai mohoi përfshirjen e tij në prodhimin e kanabisit, teksa shtoi se kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri.

19-vjeçari më parë kishte punuar në lavazh dhe kishte mbërritur në Angli përmes Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here