Nuk mund te krahasohet me asnje plazhe tjeter ne rajon e me gjere, bregdeti i Velipojes ! Per qytetaret e Kosoves qe jane dyndur ne Velipoje, bregdeti ofron pushime te kendeshme dhe te shendeteshme.
Vleresojne mjaft mire edhe pritjen, sjelljen e operatorve turistike, çmimet, sistemimin qe i kane bere reres e tjere.
Ndersa sa i perket vërejtjeve, ata theksojne vetem nevojen per te vene ne efiçence te plote rojet e plazhit, me qellim qe te mund te nderhyjne ne kohen me te shpejte kur pushuesit mund te gjenden ne rrezik nga dallget.
Megjithse pushuesit nga Kosova dominojne ne plazhin e Velipojes, jo te pakte jane edhe nga shtete te tjera si ato lindore ashtu dhe nga perendimore. Mesatarisht gjate dites ne Velipoje numri i pushuesve arrine ne 50 mije, ndersa ne fundjave, te shtunat dhe te dielat arrine ne 100 mije ! Plazhi i Velipojes u hap ne vitet ’70 te shekullit te kaluar, pas disa ekspeditash qe kishin kryer ne kete zone edhe specialiste nga Gjermania, te cileve u rezultoi se rera e kesaj zone ishte me perqindje te larte jodi, e cila mungonte ne vende te tjera.