Me makinën plot me drogë drejt Greqisë, kapet shqiptari dhe grekja

0
678

Janë kapur dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një mjet në Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap, ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qera nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

Nderkohë në Kozani është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 50-vjec dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 57 pako që permbanin 88 kg 900 gram marijuanë. U ndalua dhe një mjet i dytë, që shërbente për kontrollin e rrugës ku u arrestuan një rumune 42 vjeçe dhe një grek 54 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here