Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Kapja e tij u bë gjatë kontrolleve që shërbimet e Policisë ushtruan në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme” njoftoi policia.