Përmbytjet në Gjermani, Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar i prekur nga moti i keq. Ja numrat në dispozicion në rast emergjencash

0
471

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se nuk ka shtetas shqiptarë të prekur nga përmbytjet në Gjermani. Në një deklaratë shpërdarë mediave, MEPJ thekson se po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Në rast emergjencash, MEPJ vë në dispozion të qytetarëve shqiptarë numrat e telefonit të përfaqësive diplomatike në vendet e përfshira nga moti i keq.

Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Deri më tani , bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.

 

 

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:
Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here