Rama dhe Basha urojnë Kurban Bajramin: Gëzuar, Zoti ju bekoftë juve, familjet tuaja dhe Shqipërinë!

0
427

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë uruar mëngjesin e sotëm Kurban Bajramit.

Rama ka postuar një video nga Xhamia e Et’hem Beut në kryeqetet duke shkruar “Gëzuar Kurban Bajramin”.

Ndërsa Basha ka bërë një urim përmes Facebook-ut të tij duke uruar që të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë.

Basha: Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit! Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët! Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit. Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here