Një zjarr ka rënë në një banesë në Kurbin mbrëmjen e djeshme.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
”Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot,Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.” – njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.