Nxehtë dhe diell përvëlues, njihuni me parashikimin e motit

0
621

 

Dita e sotme do të jetë e nxehtë me temperatura që shkojnë deri në 37 gradë celcius.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here