Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka kanosur një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruar dhe arma e zjarrit aurtomatik me një krehër me 24 fishekë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.
Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Daniel Gjeloshi, i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë” njoftoi policia.