Edhe pse 1 kg e ndau Briken Calën nga fitimi i një medalje olimpike në “Tokio 2020”, nuk kanë munguar vlerësimet nga shqiptarët për të. Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka cilësuar si një përfaqësim të shkëlqyer.
“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!,” shkruan Presidenti.