Vatrat e zjarrit, Peleshi: Strukturat e mbrojtjes civile në luftë me flakët, kritike mbetet situata në Karaburun dhe Kurbin

0
576

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën aktuale të vatrave të shumta në vend, nga Jugu në Veri.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ai thotë se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Peleshi thotë se koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile, ka bërë që vatrat të neutralizohen menjëherë, pa u cënuar pasuritë natyrore apo zonat e banuara.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.

 

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve”, shkruan Peleshi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here